Përballja e 2-të, që do të zhvillohet në Arabinë Saudite, në mes boksierit Anthony Joshua dhe Oleksandr Osyk, do të vendosë shumëçka në lidhje me forcën e 2 boksierëve.
Usyk vjen pas një triumfi të lavdishëm rreth një viti më parë dhe një fitore eventuale më 20 gusht do ta rikonfirmonte supremacinë e tij ndaj britanikut.
Duke e parë rrezikun që po i kanoset në lidhje me karrierën e tij, Joshua nuk mendon për disfatë. Mposhtja e ukrainasit tashmë është kthyer në një “imperativ kategorik” për ish-kampionin e peshave të rënda.
“Duhet të fitoj. Kjo është. E dua presionin, është një garë dhe unë dua t’i realizoj qëllimet e mia atë mbrëmje”, përfundoi ai.