Drejtori ekzekutiv i kompanisë farmaceutike Pfizer, Albert Bourla, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit dhe se ka simptoma të lehta, pavarësisht se është vaksinuar me 4 doza.
Ai theksoi se ka filluar me marrjen e terapisë përkatësisht ilaçit kundër koronavirusit të prodhuar nga kompania e tij.
Bëhet fjalë për ilaçet Paxlovid dhe në përputhje me masat paraprakë të shëndeti publik, Bourla ndodhet në izolim.
“Jam i bindur se shpejt do të shërohem”, tha kreu i Pfizer që prodhoi miliarda doza të vaksinës kundër koronavirusit dhe që u shpërndanë në mbarë botën, përcjell Telegrafi.
Ndryshe Plaxovid është një ilaç kundër koronavirusit, që përdoret për shërimin e atyre njerëzve që janë më të rrezikuar siç janë pacientët e moshuar.