Në mëngjesin e së hënës ka ndërruar jetë aktori i njohur i teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Pandi Siku, përcjell InLajmi.
Lajmin për vdekjen e aktorit e ka bërë të ditur vajza e tij Yonah Okis.
Artisti shqiptar u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.
Kujtojmë se Pandi Siku lindi më 28 Korrik 1949 në Tiranë. U diplomua në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në degën e dramës dhe me pas në vitin 1973 ai u bashkua trupës së Teatrit Popullore (sot Teatri Kombëtar) duke interpretuar mjaft role, kryesisht role të 2-ta.
Postimi i plotë i saj:
Në 16 Gusht të 2022, babi im, Pandi Siku, u bë një ëngjëll në parajsë! Të duam shumë! /InLajmi/