Reperi shqiptar me famë botërore, Action Bronson do të performojë në festivalin “Sunny Hill” në Tiranë, përcjell InLajmi.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të festivalit në rrjetin social, Instagram.
“Ka vetëm një BAKLLAVA që merr përsipër skenën kryesore të Sunny Hill Tirana dhe ne jemi të gatshëm të jemi me Action Bronson”, thuhet në njoftimin zyrtar të festivalit.
Bronson përveç se është një reper mjaft i dashur për publikun, po ashtu është edhe një moderator televizioni mjaft i talentuar.
“Sunny Hill” në Tiranë do të mbahet me datat 26, 27 dhe 28 gusht.
Është kumtuar se pjesë e këtij festivali në Tiranë do të jetë Dafina Zeqiri, Elgit Doda dhe Dj i famshëm, DjRegard./InLajmi/