Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë 3 propozime se si mund të arrihet te një zgjidhje për normalizimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi, përcjell InLajmi.
I pari i AAK-së ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të komunikojë me serbët në veri që të ua shpjegoj procedurën e zëvendësimit të targave.
Haradinaj ka theksuar se pas takimi të paramenduar mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit duhet që të përdoret një qasje e drejtë, e qetë dhe paqësore.
Në fund deputeti ka thënë se udhëheqësit e Bashkimit Evropian duhet të bashkëpunojnë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që agjenda e dialogut të diskutohet mes shteteve që të sigurohet një zgjidhje sa më e barabartë për Kosovën dhe Serbinë.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë,
3 zhvillime mund ta ndihmojnë rajonin tonë për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.
- Një komunikim intenziv mes institucioneve të Kosovës dhe ambasadorët e Quintit, me serbët e Kosovës, posaçërisht me serbët e Veriut, me të gjitha nivelet e mundshme, këto ditë deri me 1 shtator
- Angazhim për qëndrime të përmbajtura pas takimit të 18 gushtit dhe në asnjë mënyrë retorikë luftënxitëse.
- Udhëheqësit e BE-së, të ja dorëzojnë agjendën e dialogut Kosovë-Serbi, presidentit Biden, në mënyrë që t’i ftojë liderët e 2 vendeve për marrëveshjen finale për njohje reciproke sa më parë.
Kuptohet, Kosova duhet t’i kryejë punët e shtëpisë, ligjin e pagave dhe beneficionet për policinë e Kosovës./InLajmi/