Pjesa veriperëndimore e qytetit të Elbasanit kryesisht kurora e ullishtes, tashmë është nën pushtetin e flakëve.
Era dhe temperaturat e larta po favorizojnë përhapjen e zjarreve, në një territor të gjerë.
Në këtë zonë ndërhyrja me mjete është e pamundur për shkak të terrenit. E gjithë puna është e fokusuar me mjete rrethanore çka e bën më të vështirë punën në terren, transmeton TCH.
Mijëra rrënjë ullinj shekullorë tashmë janë djegur, ndërsa ky është zjarri më i madh që ka përfshirë ndonjëherë kullishten e Elbasanit.