Si pasojë e bombardimit të Izraelit në Rripin e Gazës, ndeshja ishte anuluar. Por klubet kanë vendosur që loja të zhvillohet në Continassa, terrenin stërvitor të Juventusit në ditën e njëjtë që ishte paraparë
Juventus dhe Atletico Madrid më në fund do të luajnë në një miqësore të dielën e 7 gushit.
Të 2 klubet do të përballen në Continassa, terrenin stërvitor të Juventusit.
Juventus dhe Atletico Madrid duhej të luanin një miqësore të dielën e 7 gushtit në Izrael.
Por, bombardimi i fundit i Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe sulmet e mundshme hakmarrëse, kanë bërë që pala italiane të mos dëshironte të udhëtonte dhe kështu ndeshja është anuluar.
Të 2 klubet po kërkonin një zgjidhje të mundshme për të luajtur ndeshjen diku tjetër pavarësisht kohës së shkurtër që kishin për të aranzhuar vendin se ku do të zhvillohet ndeshja.
Por, më në fund, të 2 ia kanë dalë ta bëjnë këtë, raporton Besoccer
‘Sky Sport’ ka njoftuar se Juventus dhe Atletico Madrid do të përballen në orën 18:00 CEST , në vend të orës 20:30 CEST siç ishte planifikuar fillimisht, shkruan Tv Dukagjini.
Vendi i zgjedhur është Continassa, terreni stërvitor i Juventusit. Aty të 2-ja klubet do të përgatiten në prag të sezonit të ardhshëm.