Pritjet e gjata për të hyrë dhe dalë nga Kosova janë rikthyer sërish në pikën kufitare në Merdare.
Sipas, Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitarë mbi 3 orë janë duke pritur qytetarët për të hyrë dhe dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdare.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se në pikën kufitare në Merdare, radha e automjeteve në dalje është deri në 300 metra.
Po ashtu pritje një orë e gjysmë ka edhe në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë.
Ndërkaq, radha e automjeteve në dalje në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, është deri në 900 metra, kurse në hyrje 50 metra.
Kolona të veturave ka edhe në Jarinjë, ku sipas QKMK-së radha e automjeteve në dalje është 300 metra kurse pritjet për hyrje-dalje shkojnë deri në 50 minuta, shkruan Telegrafi.
Ndryshe, pikat e tjera kufitare sipas Qendrës janë kryesisht të qeta dhe nuk kanë pritje të gjata dhe kolona.