Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës me shumicë votash ratifikoi marrëveshjen e Kosovës me MCC-në, ndërsa tha se e kur vije puna për progresin e Kosovës dhe ndihmën e SHBA-së nuk vijnë në shprehje dallimet pozitë- opozitë, transmeton InLajmi.
Kryeministri Kurti, ka përgëzuar spektrin politik në vend për tejkalimin e dallimeve pozitë- opozitë për interesin e shtetit të Kosovës Kosovë.
Për më tepër, kryeministri Kurti, ka falënderuar 89 deputetët që kanë ratifikuar sot në Kuvend marrëveshjen 200 milionëshe me MCC-në
Postimi i plotë i tij Kurtit:
Nuk ka pozitë e opozitë për progresin e Kosovës dhe ndihmën e ShBA-ve. Ende pa u bërë 2/3 e një dite të vetme pas nënshkrimit të marrëveshjes në Washington DC, Kuvendi i Kosovës i kaloi 2/3 e deputetëve duke e ratifikuar atë sot.
I falënderoj të gjithë dhe secilin nga 89 deputetët që me votën e tyre PËR ratifikuan grantin mbi 200 milionësh të MCC-së për energji e zhvillim. Mbështetja unanime e legjislativit për Programin Kompakt konfirmon ndikimin universal të saj: do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Republikës.
Nëpërmjet këtij granti, bashkë po trasojmë rrugën për një të ardhme energjetike të qëndrueshme, të sigurt dhe të pastër. Një investim gjigand që do të sjellë investime të reja. /InLajmi/