Ish-Presidenti i republikës, Ilir Meta, u bë pjesë e Konventës së LSI-së ditën e hënë.
Në fjalën e tij para të pranishmëve Meta tha se në këto 5 vite kreu me sukses pozicionin që kishte në presidencë.
Ai theksoi se nga sot do të luftojë për një Shqipëri të lirë dhe demokratike.
Ndërsa u shpreh se mezi pret që të rikthehet në presidencë për një mandat të 2-të. Por sipas tij kjo do të ndodhë pas 25 vitesh.
“Dje siç kisha bërë premtimin publik dorëzova sipas Kushtetutës dhe afatit kushtetues, detyrën e më të lartë të në këtë shtet atë të Presidentit të republikës. Përfundova mandatin e parë si president, dhe në këtë mënyrë pata dhe eksperiencën e të provuarit të 3 pozicioneve më të larta në këtë shtet. Të kryeministrit në moshën 30-vjeçare, të kryetarit të parlamentit dhe të presidentit”, shkruan abcnews.al
Dikush më pyeti nga këto të treja ku je ndier më mirë, padiskutim në detyrën e Presidentit të republikës së Shqipërisë, mezi pres të rikthehem pas 25 vitesh për të përmbushur mandatin e 2-të”, u shpreh Meta.