Java e fundit e Korrikut do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, por mjaft të nxehtë ashtu siç i ka hije verës, moti do ta arsyetojë epitetin e vapes së fortë verore në mes të verës, megjithatë kushtet e motit nuk do të jenë krejtësisht stabile, sidomos për viset kontinentale ku priten destabilizime të pasditeve me rrebeshe të lokalizuara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.
2 ditët e para të javes në tërë rajonin do të jenë krejtësisht stabile, të nxehta dhe me diell. Në Shqipëri pothuajse gjatë tërë javës pritet mot me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura maksimale deri në 38 gradë Celsius në zonat e nxehta, ndërsa ndonjë ditë ato mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius, shkruan Meteo Ballkan.
Në Kosovë ditë shumë e nxehtë do të jetë e marta, ndërsa e mërkura pasdite sjellë freskim dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Përkundër mundësisë për rrebeshe shiu dhe freskim afatshkurtër, masat e nxehta ajrore mbesin gjithmonë prezente. Edhe të entjën pasdite në Kosovë priten mundësi për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. E enjta sjellë shanse për rrebeshe shiu edhe në Shqipëri e veçanërisht në Maqedoninë Veriore