Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nuk ka komentuar deklaratat e ministrit të Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin i cili pretendon se ka informacione nga shërbimet më të mëdha të inteligjencës botërore se ai nuk do të jetë pjesë e kabinetit të ri qeveritar për shkak të pikëpamjeve politike të tij të ‘papranueshme’, transmeton InLajmi.
“Për arsye të qarta, as nuk mund dhe as dua të komentoj. Edhe kur disa gjëra i di nuk kam të drejtë të komentoj për to”, tha Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Shabac, gjatë ceremonisë së fillimit të projektit të urës mbi lumin Sava, që lidhë autostradën Ruma-Sabac dhe autostrada Shabac-Loznicë.
Ministri i Brendshëm Aleksandar Vulin tha dje se “një nga shërbimet më të mëdha të inteligjencës në botë, në mos më i madhi”, ai që e informoi atë se pikëpamjet e tij politike janë të papranueshme dhe se, nëse nuk i ndryshon ato dhe heq dorë nga politika e besnikërisë ndaj Presidenti Aleksandar Vuçiq nuk do të jetë anëtar i qeverisë, shkruan Danas.
Vulin ka thënë në TV Pink se nga shërbimi inteligjent i ishte thënë se do të bënin gjithçka për ta kompromituar atë, duke nisur një fushatë të madhe mediatike dhe çdo fushatë tjetër kundër tij, nëse ai nuk ndryshonte pikëpamjet e tij politike. /InLajmi/




















