Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se gjatë 24 orëve nga 2.069 testime, 842 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.
Sot janë shëruar 110 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.887.
Ndryshe, në total numri i rasteve aktive është 6.418.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 410 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.177 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.729 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Deri më sot janë dhënë 102.467 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 2.069 testime, 842 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast e vdekjes me koronavirus.
Sot janë shëruar 110 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.887.
Në total numri i rasteve aktive është 6.418. /InLajmi/