Edhe tani pas 22 vitesh përfundimi nga lufta e lavdishme e Jasharajve kundër ushtrisë serbe, dikush në Drenicën heroike nuk po pranon kurrsesi viziten e serbëve në Prekaz, përcjell InLajmi.
Mbrëmjën e së shtunës është raportuar se një grup studentësh serb do vizitojnë Prekazin gjatë ditës së diel, por më këtë nuk po pajtohen Tifozet Shqiponjat e Zeza në Skënderaj.
Tifozët kanë reaguar më anë të një shkrimi ku kanë thënë që nuk duan t’ia dinë sa kurioz janë të rinjët serb për Prekazin, kështu duke iu bërë thirrje që të mos marrin rrugën për në Skënderaj.
Veç kësaj tifozet kanë bërë të ditur që në ora 10 do grumbullohet tek palestra e qytetit, ku sipas tyre do i dalin zot Prekazit njelloj si i dolën të parët Shaban Jashari, Hamzë Jashari dhe Adem Jashari në kohë lufte.
Postimi i plotë i Tifozëve Shqiponjat e Zeza:
Pas raportimeve të portalit Klan Kosova që studentët serb nesër do ta vizitojnë Prekazin, ndjejmë obligim të informojmë studentët në fjalë që edhe pse në numër do të jenë pakicë këmba e tyre nuk shkelë nesër në Prekaz.
Nuk duam t’ia dimë sa kohë ka kaluar, nuk duam t’ia dimë as për gjeneratat e reja “kurioze” të tyre, sepse po të ishin aq kurioz për Prekazin do mjaftonte t’i pysnin familjarët e tyre se si në ato varre prehen shumë pleq, gra, fëmijë e burra të gjakut tonë të cilët u vranë e u masakruan të pafajshëm!
Nesër bëjnë mirë që as mos të marin rrugën për në Skënderaj sepse do të kenë pasoja të rënda që të gjithë!
Shqiponjat e zeza nesër grumbullohen në orën 10:00 tek Palestra e qytetit që t’i dalin zot Prekazit ashtu siç i dolën zot Kosovës bac Shabani, Hamza e Ademi më 1998!
UÇK e Prekazi KRENARIA E KOSOVËS. /InLajmi/