Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e Kalidou Koulibaly. Mbrojtësi transferohet nga Napoli dhe ka nënshkruar një kontratë 4 vjeçare në “Stamford Bridge”.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu me këtë ekip te Chelsea”, tha Koulibaly, shkruan GazetaBlic Sport.
“Është një ekip i madh në botë dhe ëndrra ime ishte gjithmonë të luaja në Premier League. Chelsea erdhi i pari për të më marrë në 2016, por ne nuk ia dolëm. Tani kur ata erdhën tek unë, unë e pranova sepse ata me të vërtetë donin që unë të vija në Premier League për të luajtur për ta. Kur fola me miqtë e mi të mirë Edou dhe Jorginho, ata ma bënë zgjedhjen më të lehtë, kështu që jam shumë i lumtur që jam me ju sot”, përfundoi mbrojtësi me komentin e tij.