Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka një mesazh për kryetarin e byrosë serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, përcjell InLajmi.
Kusari-Lila tha se Kosova është e gatshme për njohje reciproke me Serbinë.
“Kur të jeni gati Petar, Petkoviq për një marrëveshje të bazuar nënjohjen reciprole, siç ju është thënë nga Bundeskanzler dhe ju është kërkuar nga Europarl_EN na njoftoni, ne jemi gati” shkroi Kusari-Lila.
Kusari-Lila tha se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është kërkesë nga Parlamenti Evropian./InLajmi/