Klubi holandez Ajax raportohet së ka refuzuar një ofertë joshëse nga Manchester Unitedi për sulmuesin Antony.
Mediet britanike të enjten shkruajnë së klubi holandez i ka thënë ‘JO’ ofertës në vlerë 60 milionë euro për brazilianin.
‘Djajtë e Kuq’ prej kohësh janë duke e kërkuar yllin e klubit holandez, të cilën trajneri Erik ten Hag dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Ajaxi thuhet së kërkon 25 milionë euro më shumë për ish-sulmuesin e Sao Paulos, shkruan RTK.
22-vjeçari në sezonin e fundit me Ajaxin ka shënuar 17 gola dhe ka bërë 12 asistime, duke qenë një nga lojtarët kryesor tek skuadra holandeze.