Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Llabjan të Novobërdës është zhdukur një person, përcjell InLajmi.
“Person i zhdukur, Fsh. Llabjan, Novobërd 01.07.2022 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij, viktima mashkull kosovar me probleme mendore ka dalë nga shtëpia, nuk është kthyer më dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin dhe është njoftuar prokurori”, njofton Policia e Kosovës.
Policia ka njoftuar se viktima është me probleme mendore.
Njësitë policore janë duke e hetuar rastin./InLajmi/