Policia e Kosovës ka njoftuar në Prizren në rrugën Wesly Clark ka ndodhur një aksident trafiku, përcjell InLajmi.
“Rr. Wesly Clark, Prizren 01.07.2022 – 10:30. I dyshuari mashkullshtetas i Arabisë Saudite derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin, duke goditur 3 viktimat femra kosovare-këmbësore, të cilave u ka shkaktuar lëndime. Viktimat pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, janë liruar. Rasti në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.
I dyshuari mashkullshtetas i Arabisë Saudite derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari kishte goditur 3 viktimat femra kosovare-këmbësore.
Tutje njësitë policore njoftojnë se viktimat pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, janë liruar./InLajmi/