Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se gratë që udhëtojnë për abort do të mbrohen nga qeveria federale, transmeton InLajmi.
Miliona gra në SHBA humbën të drejtën kushtetuese për abort në qershor, pasi Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e saj 50-vjeçar për abortin.
Vendimi i ka hapur rrugën shteteve individuale për të ndaluar procedurën.
Ata janë bërë fushëbeteja lokale në luftën për të përmbysur ose mbështetur shërbimet e abortit.
Gratë në shtetet ku aborti është i ndaluar ose i kufizuar mund të detyrohen të kalojnë kufijtë shtetërorë në pjesë të vendit ku procedura mbetet e ligjshme.
Duke folur në një takim virtual me guvernatorët e shteteve demokrate, Biden tha se ai besonte se disa shtete amerikane do të përpiqeshin të arrestonin gratë që kalonin kufijtë shtetërorë për të pasur akses në abort.
“Unë nuk mendoj se njerëzit besojnë se kjo do të ndodhë. Por do të ndodhë,” tha ai, shkruan BBC.
Presidenti shtoi se se qeveria do të siguroj akses në pilula që shkaktonin abortin në shtetet ku është e ndaluar./InLajmi/