Komiteti Olimpik i Kosovës, ka njoftuar se xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka, është kualifikuar në gjysmëfinale, në Lojrat Mesdhetare”Oran 2022”, përcjell InLajmi.
Loriana Kuka, ka mundur xhudisten e Turqisë Nurcan Yilmaz.
Xhudisitja nga Kosova ka garuar me kategorinë -78 kilogramë.
Njoftimi i plotë nga Komiteti Olimpik i Kosovës:
Loriana Kuka është kualifikuar në gjysmëfinale, pas fitores ndaj Nurcan Yilmaz të Turqisë, kategoria -78 kg. Rrethin e parë e kaloi pa luftë.
Shpati Zekaj nuk arriti të kalojë nënkampionin e botës për vitin e kaluar, Aleksandar Kukolj të Serbisë, mirëpo ai rrugën drejt medaljes së bronztë do ta vazhdojë përmes repasazhit.
Iu urojmë fat Lorianës dhe Shpatit. /InLajmi/