Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pasur një aksident trafiku në lagjen “Dardania” në Gjakovë në mes të një autoambulance dhe një veture, përcjell InLajmi.
“Sot me datën 30.06.2022 rreth orës 12:05, është pranuar informacion për një aksident trafiku në lagjen “Dardania” në Gjakovë në mes të një autoambulance dhe një veture. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, 6 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Njesitet relevante të policisë dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është duke vazhduar me hetime”, njofton Policia e Kosovës.
Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, 6 persona kanë pësuar lëndime trupore.
Njësitet relevante të policisë dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Rasti është duke vazhduar me hetime/InLajmi/