Finlanda dhe Suedia do të nënshkruajnë zyrtarisht protokollet e tyre të pranimit për t’u bashkuar me NATO-n të martën, thotë Stoltenberg, transmeton InLajmi.
Por ai thekson se vendimi për anëtarësimin e tyre në aleancën ushtarake prej 30 vendesh tashmë është marrë.
Protokolli i anëtarësimit duhet të ratifikohet më pas nga të 30 parlamentet për të lejuar që të 2 vendet të bëhen pjesë e NATO-s.
I pyetur nëse aleanca do të luftojë për të mbajtur unitetin me kaq shumë anëtarë të ndryshëm, ai thotë: “Ju gjithmonë do të gjeni dallime dhe për mua kjo nuk është një dobësi… ne jemi kombe demokratike”, shkruan BBC.
Stoltenberg thotë se është e rëndësishme që anëtarët të bashkohen rreth çështjeve thelbësore./InLajmi/