Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku në Vushtrri, përcjell InLajmi.
Sipas policisë, vozitësi i makinës nga shpejtësia e madhe ka humbur kontrollin dhe me ç ‘rast ka dalë jashtë rruge ku është rrokullisur makina.
Si pasojë e këtij aksidenti viktima është dërguar për tretmanë mjekësor në QKUK.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Fsh. Vilancë ,Vushtrri 29.06.2022-17:40. I dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke e drejtuar veturën Passat me targa vendore, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës humb kontrollin ndaj automjetit me ç’rast del jashtë rruge dhe rrokulliset. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësi i veturës, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore në Qendrën Emergjente në Vushtrri dërgohet në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm. /InLajmi/