Komiteti Olimpik i Kosovës, ka njoftuar se Xhudistja Laura Fazliu ka hyrë në zonën e medaljeve, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë Xhudistja Fazliu e ka mundur kroaten Iva Oberan në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Laura Fazliu ka garuar me kategorinë -63 kilogramë.
Njoftimi i plotë nga Komiteti Olimpik i Kosovës:
Edhe Laura Fazliu hyn në zonën e medaljeve.
Xhudistja jonë mundi kroaten Iva Oberan, kategoria -63 kg në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Raundin e parë, Fazliu e kaloi pa luftë.
I urojmë fat në gjysmefinale xhudistes tonë. /InLajmi/