Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se gjatë 24 orëve nga 986 testime, 149 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.
Sot janë shëruar 43 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.887.
Ndryshe, në total numri i rasteve aktive është 592.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 57 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.533 doza të vaksinës.
Deri më sot 103.203 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 3-të.
Nga 986 testime, 149 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 43 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.887.
Në total numri i rasteve aktive është 592. /InLajmi/