Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka folur në seancën plenare të së enjtes për procesin e liberalizimit të vizave, raporton InLajmi.
“Kryeministër për vite të tëra partia e juaj ka ndërtuar narrativin në raport me Kosovën si shtet jo funksional, dhe në kohën kur ne kemi përmbushur të gjitha kriteret, ju keni kërkuar doreheqjen e Qeverisë, e sot thoni nuk kam asgjë shtesë për të thënë, dhe s’po merrni përgjegjësi për një proces për të cilin po e them e keni kontaminuar komplet narrativën për shtetin e Kosovës. Në të gjitha takimet ku keni shkuar, e keni deklaruar se Kosova nuk është shtet funksional dhe ju e dini mirë se çfarë ka ndodhur ndër vite me procesin e liberalizimit të vizave”, tha Deliu-Kodra.
Tutje Deputetja e PDK-së ka thënë se Kurti në të gjithë takimet ku ka shkuar ka deklaruar se Kosova nuk është shtet funksional./InLajmi/