Poeti Xhevdet Bajraj do të varroset të enjten në varrezat e qytetit të Rahovecit, përcjell InLajmi.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka bërë të ditur se do të bëhen homazhe në shtëpinë e Kulturës “ Mensur Zymberaj” dhe do të bëhet mbledhje komorative, në ndërim të poetit Bajraj.
Kujtojmë se poeti kosovar Xhevdet Bajraj, ka vdekur në moshën 62-vjeçare, i cili që nga koha e luftës në Kosovë, po jetonte në Meksikë.
Ndryshe në vitin 2021 Bajraj ishte i pranishëm në Prishtinë për Panairin e Librit të Vjetër, ku lexoi edhe 3 poezi të kryeministrit Albin Kurti, të cilat i kishte përfshirë në njërin nga librat e tij. /InLajmi/