Policia e Kosovës, ka njoftuar se është gjetur një vajzë pa shenja jete në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Sipas policisë, viktima dyshohet se ka bërë vetvrasje në rrugën Lekë Dukagjini në Prishtinë.
Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Lajmin për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i përgjithshëm i policisë, Agron Borovci.
“Rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 25 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha Borovci.
Me vendim të prokurorit të shtetit ka nisur hetim mbi vdekjen e viktimës. /InLajmi/