Regjisori Fatos Berisha, ka njoftuar se varrimi i të ndjerës Vjosa Berisha, do të bëhet të enjten në varrezat e Prishtinës në Arberi, përcjell InLajmi.
Berisha tha se para varrimit, do të ketë homazhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe mbledhje komemorative të organizuar nga Ministria e Kulturës.
Kujtojmë se regjisorja Vjosa Berisha, ka ndërruar jetë në spitalin University College Hospital në Londër, e cila ishte diagnostikuar me kancer në vezore.
Postimi i plotë i tij:
Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore të së dashurës sonë Vjosa Berisha:
E enjte, 30 qershor
14:00-15:00h homazh në Teatrin Kombëtar të Kosovës (foajea e TKK);
15:00-16:00h Mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës (salla e madhe e TKK);
17:00h Varrimi, në varrezat e Prishtinës (Arberi).
E pamja
datat 1,2,3 korrik (e premte – diele) në Hotel Grand , Prishtinë (kati 1)
nga 11:00-18:00h.
Familjet Berisha dhe Istrefi. /InLajmi/