Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se edhe këtë vit, Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbulojë koston e policës kufitare për bashkatdhetarët, përcjell InLajmi.
Tutje Murati ka thënë se për dallim ndaj viteve paraprake kur polica e subvencionuar merrej në pikën kufitare, këtë vit ka ndryshuar procedura.
Murati ka treguar se procedura vazhdon të jetë e thjeshtë dhe nuk ju merr kohë bashkatdhetarëve.
Postimi i plotë i tij:
Edhe këtë vit, Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbulojë koston e policës kufitare për bashkatdhetarët tanë.
Mirëpo për dallim nga 2 vitet paraprake, kur polica e subvencionuar merrej në pikën kufitare, këtë vit ka ndryshuar procedura.
Procedura vazhdon të jetë e thjeshtë dhe nuk ju merr kohë, e madje mund të evitoni edhe pritjet në kufi kur e bleni online para se të niseni.
Pasi ta keni blerë policën, ju mund të aplikoni për rimbursim të pagesës në formularin online të Ministrisë së Financave.
Hapi 1:
Para se të niseni për në Kosovë, policën kufitare mund ta bleni online përmes linkut më poshtë:
https://api.bks-ks.org/PolicaOnline/sq-AL
Hapi 2:
Pasi ta keni blerë policën, ju mund të aplikoni për rimbursim të kostos duke plotësuar këtë formular:
Polica mund të blihet edhe fizikisht në pikat kufitare hyrëse, mirëpo, që të mos keni nevojë të prisni në kufi, e të mos shkaktohen kolona, rekomandohet që polica të blihet online para se të niseni për Kosovë.
Mbështetja vlen për autoveturat për pasagjerë dhe motoçikletat, dhe rimbursimi bëhet për qëndrime deri në 3 muaj brenda vitit kalendarik.
- Rimbursimi mund të kërkohet për të gjitha policat që keni blerë nga data 1 janar 2022 e këtej, me kusht që periudha e tërësishme e mbulueshmërisë për një automjet të mos kalojë 3 muaj brenda vitit./InLajmi/