Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një konferencë për media, ka shprehur një kërkesë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, raporton InLajmi.
Lajçak ka thënë se dëshiron një takim me kryeministrin Kurti para pushimeve në Bruksel.
“Do të dëshiroja që kjo të ndodhë para pushimeve verore në Bruksel”, ka thënë ai në konferencën në fund të vizitës.
Miroslav Lajçaku tha se po punohet për takimin mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë. /InLajmi/