Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se 42 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova vetëm gjatë vitit 2021 sipas të dhënave të ASK-së, përcjell InLajmi.
Derisa për këtë ka fajësuar Qeverinë Kurti, e cila sipas saj, ende pa i bërë 1 vit punë, ua përmbysi shpresat qytetarëve.
Krasniqi tha se kjo është shqetësuese, ku ikja e rinisë përbën edhe tkurrjen e popullsisë në masë të madhe, teksa ka përmendur dhe shifrat prej 200 mijë aplikimesh për viza në ambasadën e Gjermanisë në muajt e parë të këtij viti.
Postimi i plotë i saj:
42 mijë qytetarë u larguan nga Kosova vetëm gjatë vitit 2021 sipas të dhënave të ASK. Ende pa bërë një vit të punës, Qeveria Kurti përmbysi shpresat e qytetarëve. Këto të dhëna sot nuk mund t’i deformoj kjo qeveri që vazhdimisht manipulon me shifra të punësimit e rritje ekonomike, që në realitet nuk qëndrojnë. Ndërkohë në muajt e parë të këtij viti janë bërë mbi 200 mijë aplikime për viza vetëm në ambasadën e Gjermanisë. Vërtetë situatë shqetësuese, ikja e rinisë përveç se ka efekte në tregun e punës me humbjen e fuqisë punëtore, përbënë edhe tkurrjen e popullsisë në masë të madhe.
Qeveri e Kurthit! /InLajmi/