Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të disa personave të cilët gjendeshin në një lokal në Pejë, përcjell InLajmi.
Sipas policisë viktimat menjëherë janë dërguar për tretman mjekësor.
Ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja.
Më tej thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe ju është konfiskuar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin e gjuajtjes.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Fsh. Kryshec, Pejë 28.06.2022 – 20:53. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nga një veturë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave meshkuj kosovarë të cilët ishin duke qëndruar në terasën e një lokali. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja. I dyshuari është arrestuar dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /InLajmi/