Një vatër e madhe ka përfshirë një zonë të pyllëzuar në Aurelia, pranë një kampi veror. Flakët kanë djegur disa kapanonë industrialë brenda të cilëve ndodheshin bombola gazi, të cilat më pas kanë shpërthyer.
Vatra tjetër e madhe e zjarrit është ende aktive në zonën Kasaloti. Flakët përfshinë 2 pallate, një prej të cilëve u dëmtua rëndë.
Sipas ekspertëve zjarret janë ndihmuar nga era dhe temperaturat e larta që kanë përfshirë Romën në ditët e fundit, shkruan A2CNN.
Për shkak të tymit të shkaktuar nga zjarret disa avionë që do të uleshin në Ciampino u ulën në Fiumicino.