Opinionisti Gazmir Raci e komentoi ndryshimin që politikanët e vendit tonë e kanë bërë gjatë viteve.
Ai u shpreh se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte i pari që ka bërë ndryshime në politike dhe kujtoi se ai ka qenë në Umre dhe i veshur me rrobat adekuate.
“Thaçi është më duket i pari që ka bërë një ndryshim të madh në politikë. Deri më 2007 ai ka hequr të zitë e ullirit për të ardhur në pushtet, për shkak të disa parimeve që ai nuk donte t’i ndryshonte dhe mendonte që Kosova një ditë do të bashkohej me Shqipërinë, për çka edhe ka luftuar”, u shpreh Raci në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës.
Opinionisti komentoi edhe rreth kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se këto ditë të fundit është krijuar një debat i tillë që ‘vetëm kryeministri Kurti ka ndryshuar’.