Skuadra e Arsenal është vetëm 10 milionë euro larg marrëveshjes për Martinez.
Raportime nga Mike Verweij bëjnë të ditur se skuadra londineze ka nisur një ofertë prej 40
milionë eurove drejt zyrave të Ajax, për kartonin e Lisandro Martinez.
‘Gunners’ po ashtu kanë thënë se do t’i paguajnë edhe një shumë tjetër skuadrës së Ajax, në formë bonusesh.
Holandezët duan të kenë një garanci që gjithçka shkon deri në 50 milionë euro.
Kështu, në situatën aktuale, Arsenal është 10 milionë euro larg kartonit të Lisandro Martinez, transmeton lajmi.net.
Në garë për lojtarin është edhe skuadra e Manchester United.