Gjasat për kalimin e Raphinha te Barcelona po shkojnë duke u zbehur.
‘Mundo Deportivo’ raporton se Raphinha dhe përfaqësuesit e tij janë skeptikë sa i përket kalimit në ‘Camp Nou’.
Ata e shohin të pamundur një lëvizje të tillë brenda këtij afati kalimtar, pasi gjendja financiare e klubit është e dobët.
Leeds United kërkon rreth 65 milionë euro për 25 vjeçarin dhe Barca has në vështirësi për ta barazuar këtë shifër.
Skuadra e Xavi po diskutojnë po ashtu për ta afruar edhe Robert Lewandowskin, transmeton lajmi.net
E ardhmja e Memphis Depay dhe Ousmane Dembele është po ashtu e paqartë, gjë që ndikon në transferimin e Raphinha.