Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një vetaksident në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, më saktësisht në fshatin Llapushnik, përcjell InLajmi.
Si pasojë e këtij vetaksidenti, 4 persona kanë mbetur të lënduar ku menjëherë kanë kërkuar tretman mjekësor.
Lajmin për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënësi nga drejtoria e përgjithshme Bajram Krasniqi.
“Në ora 13:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Llapushnik). Njësia policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, nga aty ka njoftuar se në aksident është përfshirë vetëm një veturë, Si pasojë e aksidentit 4 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet relevante policore janë duke u marrë me aksidentin”, tha ai.
Policia janë duke e hetuar rastin. /InLajmi/