Analisti Milaim Zeka ka folur për përplasje mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.
Sipas Zekës, Kurti e Osmani “janë në një luftë”.
Kryeministri dhe presidentja janë në një luftë se kë po e çojmë këtu, kë këtu”, tha ai.
I pyetur nëse ka përplasje mes 2 krerëve të shtetit, Zeka në Frontal në T7 pohoi se ka përplasje mes tyre.
Ka. Absolutisht po. Ka edhe përplasje për shembull, edhe në qëndrimet e tyre në raport me Shqipërinë. Vjosa Osmani është duke e ndjekur një vijë shumë më të ashpër ndaj kryeministrit Rama sesa Albin Kurti. Albin Kurti nuk ka kalu në atë ekstremin sa me i heq forografitë e kryeministrit të Shqipërisë”, tha ai.