Rusia ka bombarduar një qendër tregtare në qytetin Kremenchuk në rajonin Poltava të Ukrainës, ku ndodheshin 1.000 persona, përcjell InLajmi.
Në lidhje me këtë ka reaguar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila tha se sulmi i Putinit mbi 1.000 civilët e pafajshëm është i egër dhe thellësisht çnjerëzor.
Tutje Osmani e quajti këtë sulm si një akt terrori si dhe një vazhdimësi e krimeve sistematike të luftës kundër civilëve.
Presidentja theksoi se populli ynë qëndron me popullin e Ukrainës. /InLajmi/
Putin’s latest attack on a thousand innocent civilians in Kremenchuk is outrageous and profoundly inhumane.
This is an act of terror and a continuation of systematic war crimes against civilians.
Our hearts go out to the people of Ukraine. We will always stand with them.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 27, 2022