Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se Policia Ushtarake e FSK-së ka përfunduar kursin “Trajnimi i Trajnerëve-Kontrolli i Trazirave dhe Turmave (CRC)”, përcjell InLajmi.
Mehaj lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjetit të tij social facebook, duke thënë se ky trajnim është mbajtur në Regjimentin e 13-të të Korpusit të Karabinierëve në Gorizia në Itali.
Gjithashtu ai tha se trajnimi është në kuadër të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Italisë.
Postimi i plotë i tij:
Policia Ushtarake e FSK-së trajnohet nga Karabinierët Italian
Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar kursin “Trajnimi i Trajnerëve-Kontrolli i Trazirave dhe Turmave (CRC)” të mbajtur në Regjimentin e 13-të të Korpusit të Karabinierëve në Gorizia, Itali.
Trajnimi u realizua në kuadër të bashkëpunimit ushtarak bilateral me forcave të 2 vendeve tona i cili po intensifikohet vazhdimisht.
Falënderim dhe mirënjohje e lartë për forcat partnere italiane! /InLajmi/