Gjatë stinës së verës fillojnë të rriten temeraturat gjatë ditës. Nëse lulet që tashmë gjenden në kopshtin tuaj nuk i përballojnë këto temperatura, atëherë duhet të mendoni një plan të 2-të si të mbani kopshtin tuaj në lulëzim, shkruan InLajmi.
Lulet e verës janë shpesh spektakolare dhe dekorojnë hapësirat e kopështit ose taracës suaj.
Këshilla për ujitjen e luleve në sezonin e verës.
Në stinën e verës nuk duhet t`i spërkasim lulet me ujë pasi ato në këtë stinë ndodhen në temperatura të larta. Duke e spërkatur me ujë të ftohtë lulet pësojnë një dëm të madh. Ujitja duhet të kryhet në rrënjët e bimës. Për të ujitur lulen duhet të përdorim ujë ambient dhe jo të ftohtë. /InLajmi/