Komiteti Olimpik i Kosovës, ka njoftuar se Karateistja Albulena Gërvalla, ka fituar në çerekfinale ndaj francezes, Assma Charif, përcjell InLajmi.
Siç duket Gërvalla e ka nisur mbarë misionin e saj drejt medaljes në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Njoftimi i plotë nga Komiteti Olimpik i Kosovës:
Albulena Gërvalla e ka nisur mbarë misionin e saj drejt medaljes në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Karateistja jonë fitoi në çerekfinale ndaj francezes, Assma Charif, kampione botë për U-21. Raundin e parë, Gërvlla e kaloi pa luftë.

I urojmë fat dhe suksese në gjysmëfinale Albulenës, që njëherit është edhe luftë për medalje, e cila do të ishte e para për Kosovën në Oran 2022. /InLajmi/