Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar se në kuadër të vizitës në Tajlandë u mbajt tryeza e karakterit ekonomik e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Diplomatik, Odën Ekonomike Tajlandeze, përcjell InLajmi.
Osmani ka thënë se në prezencë të bizneseve e shoqatave nga Tajlanda, në mesin e të cilave disa nga kompanitë më të suksesshme aziatike në fushën e energjisë, ICT, tekstilit, arsimit e turizmit, diskutuam për mundësitë e tërheqjes së investitorëve nga ky shtet, si dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare në mes të 2 vendeve.
Tutje Osmani ka njoftuar se gjatë vizitës, delegacionit iu bashkua edhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka
Postimi i plotë i saj:
Në kuadër të vizitës në Tajlandë u mbajt tryeza e karakterit ekonomik e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Diplomatik, Odën Ekonomike Tajlandeze dhe Bordin e Tregtisë së Tajlandës që ka 115,417 anëtarë dhe përfaqëson mijëra biznese. Në prezencë të bizneseve e shoqatave nga Tajlanda, në mesin e të cilave disa nga kompanitë më të suksesshme aziatike në fushën e energjisë, ICT, tekstilit, arsimit e turizmit, diskutuam për mundësitë e tërheqjes së investitorëve nga ky shtet, si dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare në mes të 2 vendeve.
Gjatë vizitës, delegacionit iu bashkua edhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, z.Arian Zeka, i cili bëri prezentimin për potencialin ekonomik të Kosovës para bizneseve tajlandeze./InLajmi/