Asnjë humbje jete dhe 289 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 1021 testime.
Janë 1,644 qytetarë aktivë me koronavirus në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë, përcjell ABC News.
Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,652 që nga fillimi i epidemisë.