Këto këshilla do t’ju ndihmojnë të aplikoni vetë-nxirësit (self-tanner) në mënyrën më të mirë të mundshme duke pas një mbulim të barabartë dhe rezultat më fantastik.
- Eksfolioni:Përdorni një furçë ose scrub për të eksfoluar lëkurën para se të aplikoni produktin nxirës. Eksfolimi ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura duke e bërë lëkurën më të lëmuar. Kushtojini rëndësi zonave ku lëkura është më e trashë, si bërryla, gjunjë dhe kyçet e këmbëve.
- Thani lëkurën:Pas dyshin, thani mirë lëkurën para se të vendosni produktin nxirës.
- Aplikoni me ngadalë:Vendoseni nxirësin pjesë-pjesë dhe masazhojeni në lëvizje rrethore. Përdorni një dorezë për t’ju ndihmuar që ta përhapni më mirë. Niseni aplikimin e produktit nga zona e poshtme. Mund ta përhapni produktin edhe me dorë, por shpëlani duart vazhdimisht.
- Kini kujdes:Tregohuni të kujdesshëm në zona si kyçet e duarve dhe këmbëve sepse këto zona thithin më shumë produkt. Paraprakisht mund t’i lyeni me një hidratues. Vendosni sa më pak produkt nxirës.
- Jepini kohë lëkurës të thahet:Prisni të paktën 10-20 minuta para se të visheni. Për të paktën 3 orët e ardhshme, mos vishni rroba të gjera dhe përpiquni të mos djersiteni. Për disa lloje produktesh vetë-nxirëse do të duhet të bëni një dush pas disa orësh në mënyrë që të largohet sasia e tepërt që mund të keni vendosur, përcjell Anabel Magazine.
- Aplikoni SPF.
Shtojcë:Lyerja e trupit me një krem të thjeshtë hidratues para aplikimit të produktit nxirës mund ta bëjë më të thjeshtë gjithë procesin.