Në shenjë pakënaqësie për mosliberalizimin e vizave për Kosovën, një grup i qytetarëve kanë marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti”, e deri te ndërtesa e Qeverisë.
Në këtë protestë, kanë dalë edhe 2 deputete të Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi nga LDK-ja dhe Time Kadriaj nga AAK, raporton Ekonomia Online.
Ditët e fundit është përfolur shumë se qytetarët e Kosovës do ta fitojnë të drejtën e lirisë së lëvizjes. Por, diçka tjetër është thënë të enjten në Bruksel.