Të enjten ka ndërruar jetë regjisorja kosovare, Vjosa Berisha, përcjell InLajmi.
Ish-vokalisti i grupit “Oda” si dhe babai i këngëtares Dua Lipa, Dukagjin Lipa, ka reaguar pas vdekjes së regjisores Berisha.
Dukagjin Lipa është shprehur i pikëlluar duke thënë se do e kujtojë gjithmonë me forcën dhe miqësinë e saj.
“Mikja jonë e bukur na la sot. Ota do të na mungosh shumë, ti do të kujtohesh gjithmonë për forcën, kreativitetin, pasionin dhe miqësinë. Dashuri për familjen”, tha më ai.
Gjithashtu ai ka shprehur shumë dashuri për familjen e Vjosa Berishës.
Ndryshe, Vjosa në muajin mars është diagnostikuar me kancer në vezore. /InLajmi/