Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se sot mbushen 2 vjet, që kur është ngritur aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përcjell InLajmi.
Haradinaj theksoi se vazhdon të besojë fuqishëm në pafajsinë e ish-krerëve të UÇK-së dhe pastërtinë e luftës sonë për liri.
Ai thotë se ish-krerët e UÇK-së i presim fitimtarë.
Postimi i plotë i tij:
Sot mbushen dy vjet nga ngritja e aktakuzës ndaj Presidentit Thaçi dhe shokëve tjerë!
Vazhdoj të besoj fuqishëm në pafajësinë e tyre dhe pastërtinë e luftës tonë të drejtë për liri.
Ju presim fitimtarë! /InLajmi/